LAJMI I FUNDIT:

Administrata Tatimore bastis dy lokacione në Prishtinë

Administrata Tatimore bastis dy lokacione në Prishtinë
Administrata Tatimore e Koso

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me ndihmën e Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe në asistim të Policisë që nga ora 09:00 janë duke zhvilluar bastisje në dy lokacione në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa duke shtuar se kur të përfundojë aksioni do të japin informacione më të detajuara.

“Është një aksion i ATK-së me Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe në asistim të Policisë së Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Aksioni ka filluar që nga ora 09:00. Pas përfundimit të aksionit do të japim informacione të detajuara”, tha Bytyqi – Sefa. /Telegrafi/