LAJMI I FUNDIT:

Adili: Pa regjistrim të popullsisë nuk do të ketë zgjedhje të besueshme në Maqedoni

Adili: Pa regjistrim të popullsisë nuk do të ketë zgjedhje të besueshme në Maqedoni

Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili, i njohur si komandant Qufa thotë se pa regjistrim të popullsisë nuk do të ketë zgjedhje të besueshme në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas marrëveshjes së katër partive,në mesin e të cilave edhe dy parti shqiptare, u morën vesh për gjoja pastrimin e listës nga votues të dyshimtë. Por përveç shlyerjes nga lista e votuesve të vërtetë nuk bënë gjë.

Mbrëmë, me skadimin e afatit u fshinë nga lista me mijëra shqiptarë duke u shpallur “votues fiktivë” dhe “qytetarë fiktivë”. Në ndërkohë votuesit e vërtetë fiktivë mbetën në listë. Ata askush nuk i kontestoi.


“Uniteti” mban qëndrim se nuk mund të ketë listë të besueshme zgjedhore, përderisa nuk ka regjistrim të besueshëm të popullsisë. Vendimet dhe marrëveshjet e subjekteve që më nuk e kanë besimin e qytetarëve shqiptarë janë në dëm të Shqiptarëve.Ky sistem i ka dëbuar shqiptarët nga të gjitha institucionet dhe kësaj radhe edhe nga e drejta e votës. Ata janë dëbuar edhe nga shteti për shkak të mungesës së kushteve për jetë dinjitoze”, është shprehur ai për agjencinw e lajmeve INA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori