LAJMI I FUNDIT:

Adil Rami: Messi tani është më i lehtë për t’u ndalur

Adil Rami: Messi tani është më i lehtë për t’u ndalur

Lionel Messi u transferuar në verë te Paris Saint Germain dhe tani është radha e mbrojtësve të Ligue 1 të ‘terrorizohen’ nga argjentinasi, por Adil Rami beson se detyra e ndalimit të legjendës së Barcelonës nuk është aq e vështirë në krahasim me vitet e mëparshme.

Adil Rami tani luan me klubin Troyes dhe rregullisht ka luajtur kundër Messit gjatë kohës së tij me Valencian Sevillan, por kurrë nuk ishte në anën fituese në 12 takime kundër gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Por, Rami beson se stili i lojës së Messit ka ndryshuar, duke e bërë më të lehtë mbrojtjen kundër 34-vjeçarit argjentinas.


“Sigurisht, unë kurrë nuk fitova, por pati barazime dhe mora katër ose pesë fanella nga ai”, ka thënë fillimisht Rami duke qeshur për faqen zyrtare të Ligue 1.

“Ai ishte shumë i fortë, atëherë ishte gjithmonë pas shpinës sime. Ai ishte jashtë loje nganjëherë, por shpejt kthehej në lojë dhe më pas driblonte e pasonte”.

“Tani ai është më shumë një pasues, kështu që është më e lehtë për mbrojtësit pasi mund të presim”.

Messi: Nuk kam bërë asnjë gabim që u transferova te PSG
Lexo po ashtu Messi: Nuk kam bërë asnjë gabim që u transferova te PSG

“Unë nuk mendoj se ai është në gjendje të bëjë lëvizjet e tij të sllallomit aq shumë si në të kaluarën”, përfundoi mbrojtësi francez.

Messi ende nuk e ka ndezur futbollin francez këtë sezon pasi nuk arriti të shënojë në tre paraqitjet e tij të para në Ligue 1 për PSG-në, por e gjeti rrjetën me një goditje të mrekullueshme në fitoren 2-0 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori