Adetunji e mban gjallë Ballkanin, goli i tij mbajti tri pikët në Suharekë

Ballkani ka arritur të mposht Gjilanin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës. Suharekasit donin që të fitonin që të ishin në hap me krehun edhe pse diferenca mbetet e madhe. Sunday Adetunji si zakonisht, arriti të shënojë golin hapës së sfidës në minutën e 31-të për 1-0. Gjilani inistoi të barazojë shifrat, por që nuk ia arriti, deri në fund. Ballkani disa minuta i luajti me një lojtar më pak, por as kjo nuk e ndryshoi rezultatin. Ballkani është në vendin e dytë me 53 pikë, ndërsa Gjilani mbetet i gjashti me 38 pikë. /Telegraif/

Nga
Telegrafi
17/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































