Ademi nuk do t’ia merr kompetencat kreut të Gazi Babës, për mos hapjen e paraleles shqipe

Ministria e Arsimit nuk do t’ia marr kompetencat komunës Gazi Babë të Shkupit për ti dhënë fund problemit për hapjen e paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh” të Idirizovës. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi thotë se kompetencat mund të merren vetëm në rast se komuna nuk respekton dispozitat ligjore për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe jo për organizimin e mësimit në një komunë. Ministri Ademi tha se çështja e Idrizovës do të hapet për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
“Ministri i Arsimit dhe Shkencës në aspekt, në një segment të caktuar mund të merr kompetencat e kryetarit të komunës në qoftë se nuk respekton dispozitat ligjore në aspekt të emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, në qoftë se nuk respekton dispozitat ligjore në aspekt të përmbushjes së detyrimeve financiare që kanë të bëjnë me shkollat dhe në aspekte të tjera. Mirëpo, çështja e organizimit të mësimit në një komunë i përket vet komunës dhe subjekteve arsimore”, tha Arbër Ademi, ministër i arsimit.
Ndërkohë, prindërit vazhdojnë të këmbëngulin për hapjen e paraleles shqip në Idirizovë, ku duhet të mësojnë 11 nxënës të klasës së gjashtë. Ata thonë se fëmijët do të vazhdojnë ti mbajnë në shtëpi dhe për këtë, sipas prindërve, përgjegjësi duhet të mbajnë institucionet përkatëse. Ndërkohë, ministri Ademi përgjegjësi për këtë kërkon nga institucionet që sjellin vendime joserioze duke aluduar në komunën e Gazi Babës.
“Mendoj se ata që sjellin vendime të papërgjegjshme duhet edhe të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre të papërgjegjshme”, deklaroi Arbër Ademi, ministër i arsimit.
Një ditë më parë Komuna Gazi Babë kundërshtoi hapjen e paraleles me arsyetimin se kërkesa për hapjen e saj është bërë me vonesë, dhe se e njëjta kërkon kushte të posaçme për formimin e saj, sepse klasa do të numëroj vetëm 11 nxënës. Gjithashtu, në vendimin e komunës Gazi Babë nënvizohet se paralelja e re duhet të shoqërohet edhe me 10 punësime të reja për të cilat duhet kërkuar pajtueshmëri edhe nga Ministria e Financave. Përveç arsyetimeve të lartpërmendura, nga komuna kërkojnë që prindërit fëmijët ti dërgojnë në shkollën fillore të fshatit Ognjancë për mësim në gjuhën shqipe, ku edhe do të organizojnë transport për 11 nxënësit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë