LAJMI I FUNDIT:

Ademi në takim me Zaevin: Projektet e refuzuara kulturore do të shqyrtohen sërish

Ademi në takim me Zaevin: Projektet e refuzuara kulturore do të shqyrtohen sërish

Ministria e Kulturës informon se dje është mbajtur takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Asaf Ademi, në të cilin është diskutuar për programin vjetor për financimin e projekteve kulturore, si dhe aplikimet që u refuzuan.

“Në pajtim me qëndrimet dhe drejtimet e shprehura publikisht deri më tani nga kryeministri Zaev dhe nga ministri Ademi pas reagimeve dhe pakënaqësisë së shprehur nga një pjesë e opinionit, në takim ishte harmonizuar qëndrimi se komisionet e veprimtarive do t’i rishqyrtojnë fletëparaqitjet e refuzuara, dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative subjekteve që kanë dorëzuar fletëparaqitje në konkurset vjetore t’u jepet mundësia në afatin përkatës të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për fletëparaqitjet të cilat kanë pasur mangësi formale”, thonë nga Ministria e Kulturës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se shpjegim plotësues të fletëparaqitjes së dorëzuar mund të kërkohet vetëm për projektet për të cilat komisioni profesional ka vlerësuar se janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilat kanë parakushte të zgjidhen projekte me interes nacional në kulturë për vitin 2019.


“Kryeministri Zaev dhe ministri i Kulturës Ademi e miratojnë këtë vendim si rezultat i qëndrimeve të dëgjuara të punëtorëve kulturorë dhe paralajmërojnë se dialogu me sferën kulturore do të vazhdojë me qëllim të avancimit të mirëkuptimit reciprok dhe mbështetjes së zhvillimit të kulturës në shtet. Me këtë rast, ministri i Kulturës Ademi, do t’i ftoj të gjithë aplikuesit në mbledhjet e Ministrisë të cilët kishin vërejtje me qëllim që të përkufizohen hapat me të cilat në të ardhmen do t’u shmangen mosmarrëveshjeve ose mangësive gjatë konkurseve publike”, shtojnë nga Ministria e Kulturës.

Ata më tej shtojnë se ministri Ademi mbetet i hapur për sugjerimet dhe nevojat e institucioneve nacionale me udhëheqësit e të cilave është në kontakt të vazhdueshëm, dhe për të cilat, sipas Ligjit për kulturë, janë të mundshme ndryshimet në financim gjatë gjithë vitit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori