LAJMI I FUNDIT:

Adem Grabovcit i vërtetohet dënimi për rastin “Pronto”

Adem Grabovcit i vërtetohet dënimi për rastin “Pronto”

Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ndaj Adem Grabovcit, Ilhami Gashit dhe Sedat Gashi për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës, apo i njohur në publik edhe si rasti “Pronto”.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të akuzuarve A.G., I.G. dhe S.G., për shkak të veprave penale shkelja e statusit të barabartë të shtetaseve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të dënuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës publike, më 29 shtator 2020, me aktgjykimin PA.II.nr.3/2020, refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, A.G., I.G. dhe S.G., ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata e Apeli pati vendosur që Adem Grabovci të dënohet me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim. Dënim ky i cili nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuar nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh si dhe me dënim plotësues : heqja e të drejtës për t’u zgjedhur në kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve në Administratë Publike apo Shërbim Publik për 2 vjet.


Ilhami Gashit i ishte shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale, ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje  prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

Ndërsa Sedat Gashi ishte dënuar me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje  prej 2 vjetëve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori