LAJMI I FUNDIT:

Adem Grabovci dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Limajt

Adem Grabovci dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Limajt

Adem Grabovci do të jetë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin gjyqësor të njohur si MTPT.

Grabovci ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.

Lajmin se Adem Grabovci do të dëshmojë në ditët e ardhshme në këtë proces gjyqësor e dha në seancën e sotme prokurori Charles Hardaway.


“Ky dëshmitar është shumë unik për të qenë në gjendje për të matur kohën se sa gjatë do ta marr në pyetje”, theksoi prokurori i këtij rasti Charles Hardaway.

Ndërsa, seanca e sotme nuk u mbajt për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk e kishte pranuar dokumentin që përmbante listën e provave të parapranuara nga Prokuroria.

Ndonëse kryetarja e trupi gjykues, Maria Tuma, ua siguroi dokumentin e nevojshëm, avokatët thanë se nuk mund ta shikojnë për shkak se koha ishte shumë e shkurtër.

Seanca e radhës u caktua për më 15 shkurt.

Përpos Limajt të akuzuar janë edhe këshilltari i tij dhe njëkohësisht ish-shefi i Kabinetit, Endrit Shala, truproja i tij, Shpëtim Telaku, biznesmeni Florim Zuka dhe ish-shefi I prokurimit Nexhat Krasniqi.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet “MTPT 1” dhe “MTPT 2”, më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik./KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori