Adelina Berisha sjell një pozë me bikini

Adelina Berisha është njëra prej këngëtareve që njihet për format e pëlqyeshme trupore.
Dhe derisa temperaturat po ngriten, ajo i është bashkuar listës së bukurosheve të famshme që publikojnë imazhe me bikini në rrjetet sociale.
Një të tillë, këngëtarja e ka publikuar gjatë të martës, ndërsa ka pozuar me bikini të kaltra.
"Përshëndetje verë", ka shkruar Adelina në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Në ndërkohë, këngëtarja e ka paralajmëruar këngën e re që pritet ta sjellë në bashkëpunim me Blastan.
Ditë më parë, ajo ka publikuar fotografi dhe video që pritet të jenë pjesë e videoklipit të ri.
Videoja muzikor pritet të jetë realizim i Max Production. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/06/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































