Adelina Berisha publikon këngën e re "Beso"

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
"Beso" mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja vjen me një paraqitje të veçantë në klip, siç edhe shquhet gjithnjë për dukjen elegante.
Melodia e këngës është bërë nga vetë Berisha me miksim dhe masterizim nga Alfred Sulo.
Për videon ndërkohë u përkujdes Reci Films.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Adelina vazhdon të pëlqehet ndonëse i ka qëndruar besnike stilit të saj që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































