Këngëtarja Adelina Berisha vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo publikon për fansat fotografi dhe video, duke marrë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive.


Së fundmi, këngëtarja nga Prishtina ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja, në të cilat u shfaq mjaft joshëse.

adelinnaberisha 280120901 1048418045754234 6963304636295786658 n

E veshur me një fustan ngjyrë portokalli të shkurtër, Adelina është dukur mjaft tërheqëse në këto fotografi, në të cilat pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta.

Adelina duket të jetë edhe në formë shumë të mirë trupore, gjë e cila vjen si rezultat i përkushtimit të saj në fitnes.

adelinnaberisha 280171600 166939975773625 1373472947322498374 n

Këngëtarja përndryshe është duke u përgatitur për sezonin e ri veror, ku do të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar për fansat se do të sjellë së shpejti për ta edhe një këngë të re. /Telegrafi/

adelinnaberisha 279841978 530561532186224 4344849504328272692 n Foto: Adelina Berisha/Instagram