Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke bërë që të jetë mjaft e komentuar prej ndjekësve.


Së fundmi, Berisha publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft tërheqëse.

279539889 391345076192809 1078285296767113398 n

Ajo ka pozuar pranë një prej qendrave tregtare në Prishtinë, e veshur me një palë xhinse të ngushta dhe një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë.

Duke marrë vëmendjen me dukjen e saj atraktive, këngëtarja e hitit "S'ta fal" bëri që shumë prej ndjekësve të saj, ta pëlqejnë dhe të komentojnë me të madhe përbri fotografisë.

279669578 677487756806366 7967234535785174320 n

Adelina përndryshe është duke u përgatitur për sezonin e verës, ku do të jetë e pranishme në koncerte apo dasma - varësisht ku fansat e kërkojnë. /Telegrafi/