Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjen atraktive.


Një gjë të tillë, Berisha e ka bërë edhe në imazhet e fundit që ka publikuar për fansat e saj në Instagram.

277958955 717448535932588 5512329033607522346 n

Ajo ka pozuarm e një palë pantallona të bardhë të hapur dhe një bluzë të shkurtër nga i njëjti material në pjesën e sipërme.

Ndryshe nga pamja e zakonshme, Adelina në paraqitjen e fundit u shfaq me modelin e ri të flokëve më të shkurtra.

278105238 160053223050245 1726131003055413994 n

Me këtë dukje ajo ishte prezente në ditëlindjen e motrës së saj, ish-aktores Dafina Berisha-Mala, të organizuar në një nga klubet e natës në kryeqytet. /Telegrafi/