Adam Lallana që nuk po luan në Ligën Premier, sot ishte në fushë ne skuadrën U-23, por që kaloi një moment aspak të mirë në ndeshje ndaj Tottenham.

Lojtari i kombëtares angleze u dërgua jashtë me kartonë të kuq pas një kacafytje me një lojtar të ri që ishte në fushë.


Ai ishte pjesë e disa ndërhyrjeve të rënda, por që zemërimi i tij u rrit kur mesfushori i Tottenham, George Marsh, e rrëzoi pas një dueli në ajër.

nintchdbpict000382964878 e1517865545563 1 Lallana para duelit

Lallana ishte shtrirë në tokë, por kërceu dhe e kapi Marshin rreth qafës. Ati menjëherë iu shfaq një karton i kuq.

48E8675100000578 0 image a 10 1517863679074 Lallana pas duelit

Ky episod duhet të harrohet menjëherë nga lojtari, pasi është një njollë e zezë në karrierën e tij, sipas medieve angleze, por që ai nuk do të suspendohet dhe mund të luajë që në javën e ardhshme për ekipin e parë.

Menaxheri i Liverpool U-23, Neil Critchley tha: "Unë kurrë nuk e kam parë Adamin të reagojë ashtu”.

"Dua ta shoh përsëri incidentin. Ishte ironike pasi ishim gati ta fusnin në lojë Liam Millarin. Ai ishte duke dalë jashtë”.

48E866E300000578 0 image a 9 1517863675341 Dalja nga fusha

Mesfushori do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës Premier ndaj Southamptonit.

Liverpool e humbi këtë ndeshje me rezultat 1-0. Danny Ings, Dominic Solanke dhe Ben Woodburn, ishin pjesë e Liverpoolit në këtë ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app