Site icon Telegrafi

‘Ad-hoc’ trupi nuk ka arritur marrëveshje për anëtarin e pestë!

Media News concept

Në lidhje me përzgjedhjen e anëtarit të pestë për ‘ad-hoc’ trupin, në takimin e sotshëm nuk është arritur marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas tërheqjes së djeshme të kandidatit Daut Dauti, sot anëtarët e trupit për monitorimin e mediave nuk arritën konsensus për kandidatin e mbetur Sefer Tahiri, i cili u mbështet nga LSDM.

Propozime për kandidatë të rinj sot nuk pati.

Në këtë pikë, pritet që në takimin e liderëve të planifikuar që të diskutojë këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version