“Libri i zi” i nobelistit Orhan Pamuk, sheh dritën e botimit dhe në gjuhën shqipe. Shkrimtarja Flutura Açka rrëfen procesin e botimit të kësaj vepre letrare, që kritika ndërkombëtare e ka konsideruar të pazakontë për misterin edhe eksplorimin e identitetit që përcjell.
“Që nga viti 2006 kam sjell çdo rresht të Orhan Pamukut. ‘Libri i zi’ krahasohet dhe me ‘Muzeun e Pafajësisë’ dhe ‘Unë jam e kuqja’ apo ‘Jeta e re’. Është një nga veprat e tij më themelore, për shkak të një shtresëzimi që i ka bërë të gjithë dimensionit njerëzor. Në këtë rast nuk është sfondi historik, por loja që ka bërë Pamuk për të arritur tek thelbi i identitet turk dhe i identitetit të njeriut. Mendoj, që ky është boshti që endet ky libër”, shprehet Açka.
Galipi është një avokat nga Stambolli. Teksa kthehet në shtëpi zbulon se e shoqja, Ryjaja – një lexuese e pasionuar pas romaneve policeske – e ka braktisur. Por, ai vë re se njëkohësisht i pranishëm nuk është asi kushëririt i tij, Xhelali. Personazh ky që do të na shoqërojë në të gjithë romanin e shqipëruar nga Hysen Voci, teksa zbulojmë Stambollin kaotik të viteve 1970 dhe grushtin e shtetit.
“Pamuk është marrë me periudhën historike që ai ka përjetuar vet. Libri është botuar në vitin 1990, por më pas është përkthyer në rreth 40 gjuhë të botës”, thotë Açka. “Xhemali është vet alteregoja e Pamukut, në çka ka ndodh me historinë. Është pjesa jonë e errët që përpiqet të kërkojë pjesën e dritës ku e ka pikësynimin. Mendoj se Xhelali dhe Galipi personifikojnë Lindjen edhe Perëndimin. Janë alteregoja e Pamukut”.
Açka rrëfen edhe takimet me nobelistin Orhan Pamuk, që nga viti 2008, të cilat një ditë do t’i shkruajë edhe për lexuesit.
“Mendoj se një degë e familjes së tij, padyshim që është shqiptare”, rrëfen Açka.
Shkrimtarja Flutura Açka përfundon se për çmimin Nobel në letërsi ka gjithmonë pretendime nga më të çuditshmet, por arsyeja që vazhdon të botojë në shqip romanet e Pamukut, është thelbi i veprës së tij. /Valeria Dedaj/Report TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët