Achraf Hakimi ka shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë avantazhin PSG-së në derbin ndaj Marseille.

Po zhvillohej minuta e tetë në këtë sfidë, kur marokeni mori përsipër ekzekutimin e kësaj gjuajtje të lirë, të cilën mjeshtërisht e shëndrroi në gol.


Ky ishte goli i dytë këtë sezon që mbanë emrin e Hakimit, ndërsa kujtojmë se edicionin që lamë pas ai shënoi plotë pesë gola në elitën e futbollit francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app