LAJMI I FUNDIT:

Acerola – fruta më e pasur me vitaminë C dhe rëndësia e saj për organizmin. Pse është kaq e veçantë dhe kaq e rëndësishme?

Acerola – fruta më e pasur me vitaminë C dhe rëndësia e saj për organizmin. Pse është kaq e veçantë dhe kaq e rëndësishme?

Ka diçka që e veçon këtë bimë dhe e bën atë një nga më të dëshirueshmet në gjithë botën

Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110


Acerola-Malpighia emarginata është bimë karakteristike tropikale, e cila në natyrë mund të gjendet në Indinë Perëndimore, Barbados, Xhamajë, Surinam, Kubë dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe Jugore. Kultivohet kryesisht në Brazil dhe Porto Riko.

Acerola ngjason me agrume, me pjesën e tultë të ndarë në feta. Frytet e pjekura, në varësi të specieve, mund të jenë të kuqe të errët, të kuqe të lehta ose portokalli. Janë krokante, pikante dhe me shije të hidhur, aroma u ngjason qershive dhe vishnjave.

Duket si një kaçubë që mund të arrijë deri në pesë metra në lartësi. Fryti në diametër është më i vogël se dy centimetra dhe përmban disa fara të imta ngjyrë të verdhë, që nuk janë të ngrënshme.

Megjithatë, ka diçka që këtë bimë e veçon dhe e bën një ndër më të dëshiruarat në gjithë botën. Kjo pemë ka sasinë më të madhe të vitaminës C. Në krahasim me limonin madje 20 herë më shumë, ndërsa në krahasim me portokallin 65 herë! Në 100 gramë të kësaj peme gjenden 1.800 mg vitaminë C.

E domosdoshme për trupin tonë, vitamina C ka shumë përfitime. Ndihmon në zvogëlimin e lodhjes ditore dhe fitimin e energjisë. Merr pjesë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Zvogëlon lodhjen, jep më shumë gjallëri. Ndihmon për të fituar vitalitet. Stimulon sintezën e kolagjenit, i cili mundëson funksionimin normal të enëve të gjakut, lëkurës, kockave, kërcit, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Falë pasurisë së jashtëzakonshme me flavonoide, antocian dhe thartira organike, organizmi pothuajse në tërësi mund të shfrytëzojë vitaminën C dhe gjithashtu janë të rritura cilësitë nutritive.

Veç kësaj fryti i aceroles përmban edhe shumë përbërës të tjerë të dobishëm për organizmin – vitaminat A, B1, B2, B3 (niacinë), kalcium, hekur, bioflavonoide, fosfor, kalium, magnez, zink dhe thartirë pantenike. Përmban edhe dekstrozë sheqeri, fruktozë dhe saharozë.

Disa analiza kanë treguar që acerola në përbërjen e saj ka edhe proteina, fibra bimore, yndyra dhe thartira yndyrore.

Acerola është e përshtatshme për gjendje të shumta shëndetësore. Meqenëse përmban vitaminë C, acerola shekuj të tërë është përdorur në mjekësinë tradicionale për shërimin e anemisë, ftohjes dhe gripit.

Veç kësaj, është e përshtatshme në trajtimet për punën më të mirë të zemrës, te funksionet e çrregulluara të mëlçisë, reumatizmi, dizenteria madje edhe tuberkulozi.

Avantazhet e saj acerola i ka treguar edhe në përmirësimin e shërimit të vragave, te niveli i lartë i kolesterinës, por edhe te diarreja, infeksionet urinare dhe kolla.

Gjithashtu kërkohet të merret nga duhanpirësit dhe nga ata që janë anemikë, pasi përmirëson thithjen e hekurit.

Kontriubon në metabolizmin normal për prodhimin e energjisë, kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionimin normal psikologjik.

Acerola është një antioksidant i fuqishëm, sepse falë cilësive të saj oksiduese neutralizon të ashtuquajturat radikale të lira të cilat krijohen në trupin tonë dhe janë shumë të dëmshme, sepse shkatërrojnë pothuajse të gjitha indet dhe çrregullojnë funksionin e tyre.

Në këtë mënyrë vitamina C mbron organizmin nga gjendja e cila quhet stres oksidues (gjendje te e cila në organizëm ka më shumë radikale të lira se antioksidantë, duke stimuluar prodhimin e antitrupave dhe sintezën neo dhe aktivizimin e limfociteve kundër agresioneve të reja të ardhshme.

Prandaj, kjo shtesë dietike në dietën ditore, është e sigurt për përdorim dhe mund të rekomandohet si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Nëse sasia tejkalohet, mund të shfaqen diarre dhe ngërçe në stomak. Personat që vuajnë nga gihti duhet të jenë të kujdesshëm sepse vitamina C mund të rrisë acidin urik, dhe personat me gurë në veshka dhe ata me vlera të larta të hekurit në gjak, gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se vitamina C ndërvepron me varfarin dhe kërkohet kujdes gjatë marrjes së saj, sepse efekti i barit mund të reduktohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori