Deputeti nga LDK-ja, Arban Abrashi, mendon se shefi i tij i partisë duhet të bëhet edhe i Ekzekutivit të Kosovës.
Ai, megjithëse u shpreh se janë të gatshëm të formojnë qeverinë nëse u jepet e drejta kushtetuese, tha se ende nuk kanë një emër për kryeministër, por se Mustafa është profili që i duhet Kosovës.
“Pse të mos bëhet edhe njëherë Isa Mustafa kryeministër? Njohuritë dhe përvojat e tij janë thelbësore për vendin. Pse një profil i tij që i ka dyert e hapura në Uashington e në Bankën Botërore të mos jetë? Ekonomia e Kosovës është shumë e brishtë dhe nëse na falimentojnë bizneset me nga 2000 punëtorë do të jetë zor të rimëkëmbët, prandaj na duhet dikush që merr fonde”.
Abrashi në Info Magazine në KlanKS, tha se janë të gatshëm të marrin mandatin edhe nëse Vetëvendosje nuk i përgjigjet presidentit për emrin e mandatarin.
“Vetëvendosja tenton të shtyjë zgjidhjen e problemit të krijimit të qeverisë pas pandemisë. Ne mendojmë se kemi obligime kushtuese që duhet t’i respektojmë. Nga viti 1999 s’ka pasë shkelje më të madhe të të drejtave të njeriut. Edhe socialistët europianë e kanë kritikuar këtë qeveri për shkak të këtyre veprimeve që po bën edhe pse kanë qenë me të më herët”.
Abrashi tha se Kuvendi duhet ta autorizojë dikë tjetër që të ndërtojë një qeveri të re dhe legjitime. Është një zgjidhje optimale që t’i dalim zot sfidave që po kalon vendi dhe që e presin npas pandemisë. Nuk kemi të bëjmë me një menaxher të mirë sepse jemi vonuar në shumë aspekte. Për shembull udhëtimi është dashur të ndalet më herët, pastaj menaxhimi i përgjithshëm”.
Deputeti Abrashi tha se duhet të bëhen më shumë teste dhe se për këtë edhe OBSH-ja ka dhënë vërejtje.
“Për menaxhim të keq e fajësoj vetë kryeministrin sepse atë çka kemi parë ditëve të fundit, ai po i fajëson punëtorët shëndetësorë që thonë se nuk kanë bërë asgjë për 20 vite me radhë”.
Ai gjithashtu ripërsëriti se arsyet e vërteta se pse LDK-ja ka shkarkuar Qeverinë Kurti është për shkak, sipas tij, prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të dhe veprimeve të Vetëvendosjes ndaj LDK-së.
“Për këtë ka ra Qeveria dhe s’është as Thaçi, as asgjë tjetër. I kuptoj qytetarët që në mungesë të informacionëve e fajësojnë LDK-në dhe thonë që s’është dashur të prishet qeveria. Ne i kemi kërkuar vazhdimisht që Kurti të tërhiqet nga vendimin e tij për tarifën. Ne mendojmë se edhe ne kemi hise në ndërtimin e marrëdhënieve me SHBA-në. Ne i kemi mbrojtur këto marrëdhënie. Ne jemi sjell butë jashtë syve të publikut dhe i kemi kërkuar kryeministrit që të tërhiqet”.
“Ai iu frikësua një marrëveshjeje të fshehtë që pastaj doli se është një konspiracion. Një mendim në kokën e disa njerëzve rreth kryeministrit. Koalicionin e ka prishë vetë Kurti, ndoshta me këtë frikë. Pastaj, me shkarkimin Agim Veliut ka bërë edhe shkeljen e marrëveshjes”, tha ai.
Abrashi tha se janë për një qeveri gjithëpërfshirëse edhe me Vetëvendosjen në krye me ta, por se opsion të dytë e kanë edhe koalicionin me AAK-në dhe Nisma-AKR.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova dhe katër kompanive për fshehje të tatimit

Rama kundër aksioneve të SPAK, Rama: Masa sigurie për drejtuesit e UBT pa gjyq, rektori flet nesër para grupit të PS

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania