LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: I kemi siguruar votat për Qeverinë Hoti

Abrashi: I kemi siguruar votat për Qeverinë Hoti

Pas mbledhjes së kryesisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Gazmend Abrashi, ka thënë se ka dakordim të plotë për koalicion mes LDK dhe AAK me mandatarin Avdullah Hoti.

Abrashi tha se kanë siguruar votat për votimin e qeverisë së re.

“Nuk ka asnjë dilemë që votat për Qeverinë Hoti i kemi siguruar, presim t’i përfundojmë të gjitha proceduarat e nevojshme dhe shumë shpejt do të ftohet mbledhja në Kuvendin e Kosovës ku ne do të votojmë mandatarin e ri dhe Qeverinë e re të gjitha votat i kemi dhe vetëm presim të caktojnë datën kur të mbahet seanca”, deklaroi ai para mediave.


Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK, këto janë detajet (Dokument)
Lexo po ashtu Marrëveshja për bashkëqeverisje LDK-AAK, këto janë detajet (Dokument)

Abrashi theksoi se katër ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë do t’i takojnë AAK-së.

“Emrat e propozuar nga Aleanca dhe të dakorduar besoj se këta emra duhet t’i konfirmoj kryeministri por në parim jemi marrë veshë që zëvendëskryeministri i parë është Besnik Tahiri, në ministrinë e Punëve të Jashtme është Meliza Haradinaj, ministrinë e Arsimit, Ramë Likaj, Selim Selimi ministrinë e Drejtësisë dhe Blerim Kuqi ministrinë e Ekonomisë”, shtoi ai.

LDK dhe AAK dakordohen të mos përkrahin mocionet e mosbesimit ndaj Qeverisë në ardhje
Lexo po ashtu LDK dhe AAK dakordohen të mos përkrahin mocionet e mosbesimit ndaj Qeverisë në ardhje

Ndryshe, LDK ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do t’i finalizojë marrëveshjet me partitë të cilat po synon ta formojë Qeverinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori