LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Edhe nëse bëhet koalicioni LVV-LDK, do të ketë përçarje serioze gjatë qeverisjes

Abdullahu: Edhe nëse bëhet koalicioni LVV-LDK, do të ketë përçarje serioze gjatë qeverisjes

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka komentuar situatën e krijuar politike dhe bisedimet që po bëhen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje. Ai tha se edhe nëse LV dhe LDK do të pajtohen për ta bërë qeverinë ato nuk do të kenë pajtim për të qeverisur unike.

Abdullahu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se dallimet dhe mospajtimet e tyre të mëdha dhe për kohë të gjatë deformuese do të jenë pjesë serioze e përçarjeve qeverisës.

Lexoni të plotë postimin:


Edhe nëse merreni vesh – LV – LDK…….

1) Edhe nëse LV dhe LDK do të pajtohen për ta bërë qeverinë ato nuk do të kenë pajtim për të qeverisur unike. Apo thënë ndryshe dallimet dhe mospajtimet e tyre të mëdha dhe për kohë të gjatë deformuese do të jenë pjesë serioze e përçarjeve qeverisës.

2) Edhe nëse LV dhe LDK do të merren vesh ato nuk do t’i merr vesh SHBA-ja. Mund të konstatohet kështu sepse ato jo vetëm që nuk janë pajtuar për shumë gjëra, por nuk janë pajtuar as për atë kryesoren dialogun me Serbinë.

3) Edhe nëse LV dhe LDK do të merren vesh për ta bërë qeverinë qeverisjen e tyre nuk do ta merr vesh në rend të parë qytetari i Kosovës. Që të dyja LV dhe LDK tash sa kohë nuk kanë qenë të sinqerta as me ata.

4) Edhe nëse LV dhe LDK pajtohen për ta bërë qeverinë, ata nuk kanë lënë të besohet se do të jenë unik kundër Serbisë. Si ka mundësi ? Shumë e thjeshtë LV dhe LDK nuk i besojnë njëra tjetrës e pa besim nuk ka unitet.

5) Edhe nëse LV dhe LDK merren vesh ata do të jenë të pakuptueshëm për shqiptarët jashtë Kosovës. LV pranon të bashkëpunoj me shqiptarët jashtë Kosovës vetëm nëse ata që më Prë bëhen LV – marrëzi megalomane. Kurse LDK me kosovacentrizmin e saj as që e merr mundin të kuptoj hallet e shqiptarëve të tjerë, as të jetë e kuptueshme për ata – marrëzi përjashtuese.

6) Edhe nëse LV dhe LDK pajtohen atyre jo që nuk do t’ju shkoj për dore që të bëjnë pajtim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, por për shkak se, sidomos LV-ja, nuk ka bërë kurrë asgjë në këtë drejtim, ata do të jenë më dyshues e më kundërshtues ndaj LV-se e për rrjedhojë qeverisë që do të udhëhiqej nga ajo.

7) Edhe nëse LV dhe LDK pajtohen për të bërë qeveri kjo do të dëshmoj se ata u pajtuan mu për ato që nuk janë pajtuar tash e gati katër muaj – për më shumë pozita e pushtet. Pak moral në krejt këtë se do të qeverisin me parime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori