Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka mjaft arsye për shkuarje në zgjedhje të arakohshme parlamentare.
Abdixhiku, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ndodhet në disa rrethana që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është bërë i natyrshëm.
“Kemi një mosfunksionalitet të institucioneve të Kosovës. Në radhë të parë Kuvendi i Republikës mbetet jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Ka pika të patrajtuara për muaj të tërë. Seanca që nuk arrijnë të kenë shumicën e thjeshtë. Dhe së fundmi edhe mbledhjet e Kryesisë dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Rrjeshimisht është e natyrshme që vendi të ketë një Qeveri të shumicës që garanton mbarëvajtjen institucionale të kohës”.
Deputeti i LDK-së thotë se arsyeja e dytë pse duhet shkuar në zgjedhje është gjendja brenda koalicionit qeveritar.
“Gjendja politike, ekonomike, e politikës së jashtme, arsimit e gjyqësisë është bërë e padurueshme. Për shkak të skandaleve të mëdha që prodhohen vazhdimisht, aferave korruptive dhe papërgjegjshmërisë institucionale ndaj këtyre aferave shkuarja në zgjedhje është bërë një proces natyral”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Abdixhiku ka thënë se arsyeja e tretë për rrëzimin e kësaj qeverie është rrethana e re politike e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në raport me Ekipin Negociator.
“Kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, ky Kuvend kanë bërë shkelje të rëndë kushtetuese duke krijuar një ekip negociator jo kushtetues duke deleguar kompetenca te një trup jokushtuetues duhet të prodhojë domosdoshmërisht pasojë, sepse kështu ka ndodhur çdoherë në Kosovë. Çdo Qeveri, çdo individ, çdo njeri, qoftë president apo tjetër në momentin e parë që është konstatuar shkelja kushtetuese ka dhënë përgjegjësi”, tha Abdixhiku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze