LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për takimin në Ohër: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit në dialog

Abdixhiku për takimin në Ohër: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit në dialog

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar mbrëmë pas dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Abdixhiku e ka cilësuar epilogun e Kurtit në dialog, si mashtrim dhe një humbje historike.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka deklaruar Abdixhiku.


Ai ka shtuar se përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot.

“Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, u shpreh i pari i LDK-së.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Në një deklarim për media, Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë darkoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori