Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar 100 ditë të Qeverisë Kurti, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që duhet mbajtur mend. “100 ditëshi i Qeverisë që s’është, s’shihet, s’bën!”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë”.
“Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot. Mjaftuan 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë! Në pushtet, aktakuzat e pushtetarëve u bënë të parëndësishme më. Paradite në gjykatore, pasdite në Kuvend e Qeveri – në ligjerim për shtetin e fortë e shtetin e drejtë për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Telegrafi.
“‘Kushërinjtë për dasma’, ndërsa, u bënë profesionistë ndër më të zot. Bordet e Postës, të Telekomit e të Ujësjellësit i mbushën të parat me të afërmit e vet. Të tjera ndërmarrje presin fatin e njejtë. Votat qytetarëve, bordet familjarëve – kjo është parulla e re. Pronto 2 në reprizë. Kapja vazhdon veç kapësit ndryshojnë!”, ka shkruar Abdixhiku
Më tej ai ka thënë se “për 100 ditë Zajednica u bë Asociacion, e Bashkimi Kombëtar i pamundshëm më. Dialogut ju hoq kërkimfalja, negociatave vetëvendosja, e reciprocitetit e drejta universale – reciprociteti tani thanë s’është zgjidhja më e mirë më. ‘S’ka rrymë më për veriorë’ u bë edhe 11 milionë; polisa kufitre ndërroj paguesin por pagesën jo; barazia sociale u bë rikthim pensionesh në lëmoshë; e paga minimale u minimalizua tërësisht. Rimëkëmbja u bë mbyllje; mbyllja zgjedhje në Lezhë; kaos pritjeje këtu, protesta ambientale atje. Në letër vaksina përplot, por vaksina ende asnjë. Të fundit në Evropë; dhjetë herë më pak se secili vend në rajon. Po e arrijmë imunitetin kolektiv para vaksionimit masiv; dhe kësaj i kanë vënë emrin sukses”.
“Derisa Kryeministri është në dëlir prej pushteti e në transformim prej pushtetari, Ministrat e tij si gjënë askund; si sheh askund. Një armatë badihavgjinjësh në këto 100 ditë. Ata pak që shihen, prodhojnë një skandal a dy – përplasësh brenda, gaz i botës jashtë. Për arsyetim për çdo dështim gjithsesi mbajnë 20 vitet e shkuara – harrojnë se janë zgjedhur për vitet përpara. E shkuara ka marrë fund; e ardhmja s’po nisë dot”.
Abdixhiku thotës e “derisa ne vendnumërojmë me simbolikë e nisma letrash, ligje koti, e rikapje bordesh; vendet e rajonit po projektojnë porte e aeroporte, linja gazi e projekte infrastrukturore, spitale, stadiume e shkolla – mbajnë ide të mëdha sepse ëndërrojnë shumë. Qeverisë sonë i mungon edhe ëndrra edhe ideja. I kanë krejt por krejt çka japin është nga një ankim për secilin dështim”.
“Kuptimi i paaftësisë qeverisëse mund dhe të merr kohë, por do të ndodhë. Fryma do të bjerë sepse e thata s’qëndron gjatë dot. Popullizmi këtë ka. Flet po s’jep. Zhurmon por s’zhvillon. Ndalë por s’nisë. Ankon! Prandaj si i tillë merr fund shpejtë. Fundi i tij nisë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ne kemi dëgjuar. Ju kemi dëgjuar mirë. Të pagabueshëm s’jemi por po përpiqemi. Prandaj dhe po ngrihemi; fort e në hapa të sigurt. Këta që i morrën krejt as s’ju shohin as s’ju dëgjojnë më; kanë familjarët e tyre për këtë. S’bëjnë sepse s’dijnë. Siç kanë qeverisur komunat, po qeverisin edhe Qeverinë. Në tetor do t’i japim përgjigjen e parë kësaj paaftësie të dyfishtë”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?