Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria aktuale e koalicionit PAN, për një vit e gjysmë ka shpërdorur 200 milionë euro.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, thotë se me paratë e shpërdorura do të viheshin në binarë shumë gjëra.


Postimi i plotë i Abdixhikut:"Në Kosovën e PAN-it: - 53 milionëve të Bechtelit; - 52 milionëve të ujit; - 49 milionëve të listave fallce; - 16 milionëve të rezervës shtetërore; - 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë; I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon. Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para", ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/