Abdixhiku: Diaspora kontribuon me 5.5 milionë euro në ditë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se janë 1 miliard euro shpenzime gjatë qëndrimit të diasporës në Kosovë.
Postimi i plotë i AbdixhikutPlotë 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore). – 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre. – 200 milionë euro investime në pasuri. – 1 miliard euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu. Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































