LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Me analizimin e rastit të dy Gjermanive e kuptova që Kurti nuk e ka idenë për dialog

Abdixhiku: Me analizimin e rastit të dy Gjermanive e kuptova që Kurti nuk e ka idenë për dialog

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka konsideruar kryeministrin Kurti si një person jo të përgatitur për dialogun me Serbinë.

Në RTV Dukagjini, Abdixhiku thotë se e kuptoi që Kurti nuk ja ka idenë dialogut kur ky i fundit pranoi marrëveshjen e normalizimit me shumë të meta.

Për këtë Abdixhiku thotë se ka krahasuar rastet me normalizimin që kanë bërë dy gjermanitë.


“Kam analizuar relacionet e normalizimit mes dy gjermanive. Pjesa e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi është copy-paste nga marrëveshja mes dy gjermanive pos në një rast. Gjermanitë e kanë ballafaqimin me të shkuarën, Kosova e ka tejkalimin e së shkuarës”.

Abdixhiku: Dialogu tash është për të parandaluar luftën, draft statutin e Asociacionit kam refuzuar ta shoh
Lexo po ashtu Abdixhiku: Dialogu tash është për të parandaluar luftën, draft statutin e Asociacionit kam refuzuar ta shoh

“Këtu më kanë lindur dyshimet e para se kryeministri Kurti nuk e ka fortë idenë për dialog. Pra ai është shumë i dhënë pas popullizmit, derisa në përmbajtje është dukë bërë dëm të madh”.

I pari i LDK-së thotë se një tjetër çështje problematike ishte që ne si Kosovë për herë të parë pranuam që të mos paragjykohet statusi i Kosovës.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunoj dhe se nuk po e kupton një pjesë të procesit të dialogut.

“Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunoj, as nuk është i interesuar të marrë mendime, kam kuptuar që as nuk po kupton një pjesë të madhe të procesit të dialogut dhe punëve që po futet andej”, ka thënë Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori