LAJMI I FUNDIT:

Abbas: Shteti palestinez në planin e Trumpit është “si djathi zviceran”

Abbas: Shteti palestinez në planin e Trumpit është “si djathi zviceran”

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, të martën i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se bota duhet të refuzojë planin e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, për të cilin ai tha se do të kufizojë sovranitetin palestinez në një marrëveshje të cilin ai e quajti “si djathi zviceran” – duke iu referuar enklavave izraelite brenda shtetit Palestinez dhe anasjelltas.

“Kjo është përmbledhja e projektit që na u prezantua. Ky është shteti që ata do të na japin. Është si një djathë zviceran, me të vërtetë. Kush prej jush do të pranojë një shtet të ngjashëm?”, ka pyetur Abbas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave të huaja, palestinezët kanë kërkuar mbështetje ndërkombëtare kundër planit, të cilin Trump e zbuloi së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.


Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në New York, Abbas tha se po fliste “në emër të 13 milionë palestinezëve për të bërë thirrje për një paqe të drejtë”.

Marrëveshja nuk do të sillte as paqe as stabilitet për rajonin, ka shtuar Abbas.

“Unë do të doja t’i them z. Donald Trump se plani i tij nuk mund të arrijë paqe dhe siguri pasi anulon legjitimitetin ndërkombëtar. Ajo anulon të gjitha të drejtat e palestinezëve. Kjo nuk i plotëson aspiratat e një zgjidhjeje dy-shtetesh”, citohet të ketë thënë ai.

“Nëse imponon një paqe të tillë, nuk do të zgjasë, nuk mund të zgjasë”, tha ai, duke pyetur: “Çfarë ju jep të drejtën të aneksoni këto toka?”.

Abbas tha se paqja me Izraelin mbetet “e arritshme” dhe tha: “Unë kam ardhur për të ndërtuar një partneritet të drejtë”.

“Kjo marrëveshje nuk është një partneritet ndërkombëtar. Ky propozim ishte nga një shtet, i mbështetur nga një shtet tjetër që do të imponohej”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Kalo në kategori