LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq thotë se ka filluar lufta kundër korrupsionit, arrestohet zyrtari i parë shtetëror në Mal të Zi

Abazoviq thotë se ka filluar lufta kundër korrupsionit, arrestohet zyrtari i parë shtetëror në Mal të Zi

Drejtori i Administratës së Patundshmërive, Dragan Kovaçeviq, u ndalua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, raporton rtcg.

Një departament special i policisë po kontrollon pronën, e cila dyshohet se është regjistruar në emër të djalit të tij. Prokuroria Speciale i tha TVCG se kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve që ata po kryejnë në atë rast.


Me rastin e arrestimit të Kovaçeviqit, zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq tha se ka filluar lufta kundër korrupsionit, transmeton Telegrafi.

“Drejtësia do të trokasë në dyert e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin! Ne i mirëpresim aktivitetet e Prokurorisë Speciale. Çdo gjë është e mundur, kur të kërkohet”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.

Është detyrë e të gjithëve neve që të trajtojmë me përgjegjësi kompanitë publike, në të njëjtën kohë duke u kujdesur për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili vizitoi sot Pljevljan.

“Ne po dërgojmë një mesazh të paqes, tolerancës dhe sigurisë nga Pljevlja”, është deklarata e përbashkët e përfaqësuesve të Qeverisë, Komunës së Pljevljes dhe të gjitha klubeve të bordit të qeverisë dhe opozitës, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori