LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq në darkë me MIchael Bloombergun: Është privilegj të punojmë për Malin e Zi

Abazoviq në darkë me MIchael Bloombergun: Është privilegj të punojmë për Malin e Zi

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq ishte i ftuar në darkën e Michael Bloombergut, ku deklaroi se është privilegj të përfaqësosh Malin e Zi dhe të punosh për vendin tonë.

Abazoviq, siç njofton qeveria malazeze, ishte mysafir në darkën e Michael Bloombergut, i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zgjidhjet klimatike.

Darka u mbajt si pjesë e Samitit të Inovacionit për zgjidhjet ekologjike rreth “shërimit” të planetit deri në vitin 2030, raporton rtcg.


Krahas nikoqirit Michael Bloomberg, kryeministri në darkën e përmendur ndër të tjera foli edhe me Cindy McCain, diplomate amerikane dhe bashkëshorten e ish-senatorit, John McCain, Anders Holch Povlsen, miliarder danez dhe CEO i kompanisë Bestseller, ambasadore e Mbretëria e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Karen Pearce, Jeremy Farrar, studiues mjekësor britanik dhe drejtor i Welcome Trust dhe shumë të tjerë.

“Ne po forcojmë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, po promovojmë një Mal të Zi të gjelbër, të vetmin shtet ekologjik të përcaktuar me kushtetutë në botë. Është privilegj të përfaqësosh Malin e Zi në një shoqëri kaq prestigjioze. Ne po punojmë për vendin tonë”, deklaroi ai.

Ndryshe, Abazoviq është shkarkuar disa javë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori