LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq mohon se është takuar me Gjukanoviqin në Dubai

Abazoviq mohon se është takuar me Gjukanoviqin në Dubai

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mohoi akuzat se ai u takua me presidentin malazez Milo Gjukanoviq në Dubai.

“Unë as nuk e di se ku po udhëton presidenti dhe as nuk jam interesuar. Pyete (kryetarin e Kuvendit Aleksa) Beçiq nëse është takuar me Gjukanoviqin në Stamboll, duke qenë se ishte në Stamboll një javë më parë. Nuk kisha lidhje me të. Është e trishtueshme ajo që po i prezantohet publikut dhe se si po mundohen të zëvendësojnë tezat”, tha politikani shqiptar.

I pyetur se sa i kushtoi udhëtimi në Dubai, Abazoviq, kreu i Lëvizjes Qytetare URA në pushtet, u përgjigj “zero euro”, raporton vijesti.me.


“Ajo vizitë ishte jashtëzakonisht e dobishme për Malin e Zi, unë shkova të hap dyer dhe të zgjidh disa dilema nëse është e mundur”, tha ai.

Ndryshe, Abazoviq ka deklaruar se Lëvizja Qytetare (GP) URA, Partia Popullore Socialiste dhe partitë e pakicave do të nënshkruajnë nesër një memorandum bashkëpunimi.

Ai tha se në atë mënyrë po integrojnë popujt pakicë me, siç tha ai, disa parti me të cilat mund të mos kenë pasur bashkëpunim të theksuar në periudhën paraprake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori