LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq kundër shkarkimit të kryetares së Kuvendit të Malit të Zi

Abazoviq kundër shkarkimit të kryetares së Kuvendit të Malit të Zi

Shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq, do të ishte një mesazh i keq.

Më 2 shtator është caktuar një seancë parlamentare për shkarkimin e kreut të Kuvendit të Malit të Zi, por që kundër kësaj iniciative është kryeministri në largim, Dritan Abazoviq.

“Do të ishte një mesazh i keq, papërgjegjshmëria e politikanëve reflektohet në faktin se ata duan t’i presin kokën në çdo mënyrë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Këshill Gjyqësor, shumë institucione janë në gjendje aktrimi, u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë. Nëse mendoni se kjo është rruga, përkundër të gjitha grabitjeve 30 vjeçare dhe krimit, është ok. Vetëm mos e mbështillni veten me flamuj dhe bëni sikur jeni patriotë dhe evropianë”, tha ai, raporton rtcg.


Kryeministri në largim, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Pljevilje, ku së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Dragoslav Shqekiq vizitoi spitalin lokal, tha se deri më tani, me sa di ai, nuk ka pasur negociata për formimin e qeverisë së re.

“Kam biseduar joformalisht me disa kolegë. Seanca e caktuar për 2 shtator do të jetë një mundësi e mirë, nëse dikush ka iniciativë për bisedime, ne jemi këtu”, pohoi lideri i iniciativës qytetare URA dhe shtoi se problemet në Mal të Zi mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Ndryshe, Abazoviq është shkarkuar javë më parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori