Mali i Zi para një viti mori Qeverinë e Njerëzve të Ndershëm, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një video-mesazh që u publikua me rastin e prezantimit të punëve që janë bërë në vitin e parë të punës së Qeverisë.
Abazoviq është në një udhëtim zyrtar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), raporton vijesti.me.
“Shpresoj që çdo qeveri e ardhme të ketë njerëz të ndershëm. Është bërë shumë, janë sulmuar lloj-lloj mafie, me gjithë telashet, ne e kemi kryer menjëherë punën dhe jemi munduar të japim maksimumin në mënyrë që Mali i Zi të marrë një rrugë të ndershme. Të gjithë kishin frikë nga dështimi, por nuk ndodhi. Më pas kishin frikë se nuk do të kishte sezon verore, por rezultatet ishin mbresëlënëse. Ne nuk e kursyem vetveten, ashtu siç nuk i kursejmë ata që shkelën ligjin. Jemi marrë edhe me kartelet e drogës, mafinë e duhanit, mafinë e ndërtimit…”, ka theksuar Abazoviq.
Ai tha se qeveria do të luftojë për të mbrojtur edhe mjedisin ku jetojmë.
“Qëllimi është që Mali i Zi të bëhet shtet evropian. Duhet t’i japim gaz integrimit evropian. Nuk do të mbështesim kurrë polarizimin dhe grindjet, do të mbështesim vetëm kompromise. Ne duhet të ndërtojmë kapacitetet demokratike”, tha Abazoviq.
Ndryshe, qeveria malazeze është në një krizë pasi një partner i koalicionit ka paralajmëruar largimin nëse nuk ka riformatim gjersa presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, po bën përpjekje që të bëjë numrat e nevojshëm për të kaluar një votim mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania