I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që kërkojnë të anëtarësohen në bllok, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera të Evropës.
Duke folur për anadoluagency në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya, që përfundoi javën e kaluar, ai e vlerësoi si interesant një panel diskutimin mbi përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, veçanërisht në dritën e krizës aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ky moment është shumë vendimtar për Evropën, ndoshta edhe për botën. Shpresoj që lufta ruse të ndalet menjëherë. Por, ne duhet të dërgojmë një mesazh që BE-ja ta kuptojë se vendet që duan t’i bashkohen dhe janë shumë larg në procesin e zgjerimit, duhet të kenë një, le të themi, një rrugë të shpejtë në këtë moment nëse ne nuk duam të kemi të njëjtin problem si në pjesën tjetër të Evropës”, tha politikani shqiptar.
(EXCLUSIVE) Deputy Prime Minister of Montenegro, Dritan Abazovic called on EU to expedite the membership processes of countries seeking to join the bloc so that similar scenarios such as the one in Ukraine do not occur in other regions in Europe #ADF2022 https://t.co/9jJsE9Gyh1 pic.twitter.com/kBh7VWTQlD
— Anadolu English (@anadoluagency) March 18, 2022
Lidhur me takimin e shefave të diplomacisë ukrainase dhe ruse në forum, Abazoviq shprehu shpresë se një ngjarje e tillë do të ishte shumë mbështetëse në drejtim të promovimit të paqes dhe vlerave civilizuese.
Më tej, politikani shqiptar theksoi se është habitur kur pa vendet e BE-së dhe NATO-s të bashkuara në mbështetje të Ukrainës, duke shtuar se, “Nuk e prisja që të gjithë do të punonim së bashku për të promovuar një grup të vetëm politikash. E kam fjalën për dy javët e fundit”.
Ai tha se Mali i Zi do të vazhdojë të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë dhe se brenda vendit të tij do të gjurmohen pronat e oligarkëve rusë.
Abazoviq theksoi se vendi, pavarësisht përmasave të vogla, mbështet plotësisht partnerët e NATO-s dhe BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania