LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq bëhet anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë

Abazoviq bëhet anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe i mandatuari për krijimin e Qeverisë së 43-të malazeze, Dritan Abazoviq, është bërë anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR).

ECFR është një nga organizatat më të njohura që angazhohet në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane.

Ukraina fillon shembjen e monumentit të miqësisë me Rusinë
Lexo po ashtu Ukraina fillon shembjen e monumentit të miqësisë me Rusinë

Abazoviq u bë anëtar me ftesë të bashkëkryesuesve të ECFR-së, Karl Bildt, Like Fries dhe Norbert Rotgen.


“Është një nder i madh për mua të jem pjesë e një organizate të përbërë nga një numër i madh politikanësh, liderësh, biznesmenësh dhe aktivistësh të OJQ-ve progresive evropiane, të cilët promovojnë idenë e një Evrope të bashkuar, të pajtuar dhe të fortë”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, anëtarët e Këshillit të ECFR janë: Kaja Kalas, Kryeministre e Estonisë, Jonas Gahr Store, Kryeministri i Norvegjisë, Annalena Berbock, Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Ann Linde, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ivan Korçok , Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Pekka Haavisto, Ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës dhe shumë ish-kryeministra, ministra dhe liderë të tjerë evropianë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori