LAJMI I FUNDIT:

Abazi sulmon Kurtin dhe deputetët e VV-së

Abazi sulmon Kurtin dhe deputetët e VV-së

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe pozitën në Kuvend për sulmet ndaj opozitës dhe refuzimin që të votohej pro përkrahjes për Policinë e Kosovës.

Abazi ka thënë se ”një kryeministër që fragmenton, ndanë, therë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njëjta me ish-sistemet komuniste”.

“Sot në Kuvend prapë sulmoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke dashtë me u viktimizu  e me fajësu të tjerët për dështimet në çdo sektorë, ama çdo sektorë. Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysmë legal!”, ka shkruar Abazi, në një postim në Facbook.


“Sot paturpësisht u refuzua nga ana e shumicës, të votohej PRO përkrahjes së Policisë për pagesat e rrezikshmërisë, sigurimin shëndetësor dhe jetësor dhe pensionimin e parakohshëm. Këtë kërkesë e kam bërë para më shumë se dy vite. Edhe më brengosëse ishte sa të pacipë e të papërgatitur për përkrahje të policisë janë”, tha ai.

“Duhet të ndërpritet tradita me shku me lule e me u fotografu me policët e plagosur e me u bë kinse janë të mërzitur për vdekjen e tyre kur ata vriten në detyrë. Duhet sigurim dhe garantim të mirëqenies për policët, ushtarët dhe familjet e tyre”, tha Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori