LAJMI I FUNDIT:

Abazi për emërimet në borde: Ekspertët po hezitojnë pasi është qeveri në detyrë

Abazi për emërimet në borde: Ekspertët po hezitojnë pasi është qeveri në detyrë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për emërimet e fundit në borde të ndryshme publike.

Abazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se  nga 27 të emëruarit në borde, vetëm 4 prej tyre kanë lidhje me Vetëvendosjen.

“Asnjëri nga këta nuk mban pozita të larta në Vetëvendosje. E rëndësishme është se të katërtit janë ekspertë të fushave”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Zëvendëskryeministri në detyrë thotë se personat në fjalë mund të akuzohen vetëm nëse del që ata lejojnë rrjedhje të parave siç ka ndodhur me ata që ishin para tyre.

Abazi thotë se është e kuptueshme që pasi është qeveria në detyrë shumë ekspertë po hezitojnë të marrin përgjegjësi.

“Sikur të ishte qeveri me mandat të plotë, sigurisht që shumë më tepër ekspertë të interesuar për t’u bërë pjesë e një procesi që nuk është aspak i lehtë”.

Zëvendëskryeministri në detyrë thotë se ndërmarrje publike si Trepça është keqpërdorur për t’u pasuruar shumë njerëz.

“Sipas punëtorëve aty është duke u bërë një vjedhje e madhe…Aty nxirret edhe argjend dhe ar”, tha ndër të tjera Haki Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori