LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Mos arritja e marrëveshjes do të ishte goditje për të dy subjektet

Abazi: Mos arritja e marrëveshjes do të ishte goditje për të dy subjektet

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Hashim Thaçi po përpiqet të mbajë status quon në Kosovë dhe të pengojë ndryshimin.

Abazi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka një pol në Kosovë që është Hashim Thaçi që po mundohet të gjej zbrazëtira mes LVV-së dhe LDK-së në mënyrë që të mbetet situata siç ishte para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka thënë se mosarritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK do të ishte goditje për të dy subjektet politike, përcjell Telegrafi.


“Jam shumë optimist që brenda LDK-së masa e njerëzve brenda organeve të partisë janë të interesuar që të shtyjnë para arritjen e marrëveshjes dhe largimin e çdo pengese për këtë koalicion”.

Abazi ka thënë se në këto 15 vite nuk ka sinonim më të madh se Vetëvendosje për ndryshim.

“Mendoj që shumica e votave edhe për LDK-në janë vota për ndryshimin e madh…Vetëvendosje është 100 për qind e interesuar për të ndërtuar koalicionin qeverisës”.

Ai ka thënë se edhe nëse negociohet gjashtë muaj të tjera marrëveshje ideale nuk të të ketë.

Abazi: Nëse nuk e zgjedhim presidentin sipas kërkesës së LDK-së, kësaj të fundit i japim edhe një ministri
Lexo po ashtu Abazi: Nëse nuk e zgjedhim presidentin sipas kërkesës së LDK-së, kësaj të fundit i japim edhe një ministri

I nominuari për zëvendëskryeministër nga Vetëvendosje thotë se nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion, situata do të kthehet në pikën zero dhe për Kosovën mund të ketë shumë të panjohura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori