LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Jap dorëheqjen nëse formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Abazi: Jap dorëheqjen nëse formohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kosovë, Haki Abazi deklaroi se do të japë dorëheqjen nëse formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Deklaratën, Abazi e dha në një intervistë për Euronews Albania, teksa shtoi se nuk mund të lejohet një gjë e tillë.

Abazi nënvizoi se nëse kjo ndodh, do të ishte një shtrirje horizontale e një “Republika Srpska” në gjithë sistemin kushtetues të Kosovës.


“Nuk do të lejohet në asnjë mënyrë, sepse kjo është arsyeja përse ne jemi në qeveri dhe në parlament, si rezultat i refuzimit të Asosacionit me kompetenca ekzekutive. Nëse do vihet deri tek ndonjë ndryshim kushtetues që do të lejonte pushtet të tretë, ndërmjet atij lokal dhe qendror, normalisht që as nuk do ta pranoja dhe do të jap dorëheqje menjëherë.

Nuk mund të pranohet në asnjë formë që përbrenda shtresëzimit qeverisës të funksionimit të shtetësisë së Kosovës, të vendoset një forcë ekzekutive, Asosacion me të drejta ekzekutive, e cila do të ishte një etnike e përkufizuar sipas Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo është një shtrirje horizontale e një Republika Srpska në gjithë sistemin kushtetues të Kosovës”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori