Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe ai i PDK-së, Hisen Berisha kanë shkëmbyer akuza të ashpra në seancën e sotme për veteranët.
Deputeti Berisha ka kritikuar pushtetin për trajtimin e veteranëve, për çka tha se po e bën argatin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për këtë ka reaguar Abazi, i cili i tha se ‘duhet të ketë fytyrë si ish-luftëtar’.
“Së paku duhet të kesh fytyrë, si burrë që je edhe si ish-luftëtar. Nuk e meritojnë veteranët mbrojtjen tënde. Një shëtitës i partive e një lypës i rrugëve që i akuzon njerëzit pa asnjë fakt. Turp zotëri, turp! Duhet të përfundojë kjo lojë. Nëse mendoni që shqiptarët duhet të fshijnë rrugët e Beogradit dhe t’i presin drunjtë e serbëve, tregoni që ajo është statusi në të cilin mendoni që shqiptarët duhet të kenë rol”, ka deklaruar ai.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se si veteran do të mbrojë vendin në të gjitha format.
“Dëgjo shoku Haki, unë jam Hisen Berisha dhe kam identitet publik, biografi publike dhe kam kaluar nëpër disa institucione ku jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format, në të gjitha segmentet e mundshme dhe i vetmi jam unë që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë në NATO deri në 2018, garanci për 10 vjet përpara. Por, ti shoku Haki dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor shumë. Se nuk do të fitoni asgjë prej Serbisë, po ta garantoj”.
“Në kohën e mbretërisë serbe një kësi bashkëpunëtori dhe që ka folur me këtë gjuhë e ka fituar një varr në Beograd. Në kohën e Millosheviq-it po ashtu një i tillë që ka bashkëpunuar me regjimin serb e ka fituar një varr në Beograd”, është kundërpërgjigjur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë