Koalicioni 100% Kosovë do të bëjë ndërhyrje rrënjësore për përmirësimin e sistemit arsimor
![Koalicioni 100% Kosovë do të bëjë ndërhyrje rrënjësore për përmirësimin e sistemit arsimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/aak-psd-780x439.jpg)
AAK dhe PSD sot kanë mbajtur konferencën e radhës me Driton Çaushin dhe Teuta Haxhiun, ku është folur për platformën e koalicionit lidhur me përmirësimin e gjendjes së arsimit në qeverinë e re të vendit pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Janë dhjetëra pika përmes të cilave synohet që arsimi parauniversitar dhe ai universitar të përmirësohen.
I pari e ka marrë fjalën Driton Çaushi nga PSD, i cili ka thënë se është e nevojshme dhe e dosmodoshme një reformë e përgjithshme për sistemin arsimor, ku ka thënë se qëllim duhet të jetë prodhimi i dijes që i shërben shoqërisë. Çaushi ka theksuar se AAK dhe PSD do ta zëvendësojnë strategjinë aktualë për arsimin me një strategji tërësisht të re.
Ai ka renditur disa pika më të rëndësishme ku do të ketë ndërhyrje imediate, sidomos në arsimin universitar.
“Duhet ndërhyrë në radhë të parë në Fakultetin e Edukimit, për shkak se është rasti i nevojshëm dhe i domosdoshëm që të ofrojmë përgaditje të mirëfillitë të mësuesve që mëtutje do të shërbejnë në shkollat e Republikës së Kosovës. Kjo do të bëhet nëpërmjet rritjes së kritert për pranimin në Fakultetin e Edukimit. Do të mbështesim autonominë e institucioneve që merren me cilësinë e Arsimit në Kosovë. Kontrolli do të jetë i shtuar në Universitete për Plagjiaturë. Do të ofrojmë bibliotekë elektronike për studentët, ku do të mundësohet qasja në literaturë cilësore ndërkombëtare. Përveç kësaj do të përkujdesemi që të ketë rritje të fondit për shkencë, hulumtime shkencore. Një mbështetje e tillë ka ekzistuar, mirëpo do të sigurohemi që përveç rritjes këtë mbështetje ta marrin institucionet që ofrojnë kushte dhe cilësi menaxheriale për hulumtime shkencore. Do të koordinohemi me partnerin tonë të koalicionit që arsimi i lartë të jetë falas, si për nivelin bachelor ashtu edhe për nivelin master”, ka thënë Çaushi në konferencë para gazetarëve.
Ndërkaq, Teuta Haxhiu nga AAK, ka thënë se ka një strategji të detajizuar për ndërhyrje edhe në sistemin e arsimit parauniversitar. Si pikë më të fortë, ajo e ka përmendur depolitizimin e arsimit parauniversitar, e më specifikisht përmes depolitizimit të punësimit. Haxhiu ka përmendur edhe disa pika të tjera të strategjisë së këtij koalicioni, ku përfshihet edhe rritja e buxhetit për arsimin prej 50 për qind.
“Për arsimin parafillor dhe arsimin e mesëm, në radhë të parë, e kemi depolitizimin e arsimit në përgjithësi, gjë të cilën do ta bëjmë edhe përmes rishiqimit të ligjeve, por edhe përmes përshtatjes së udhëzimeve administrative. Çdo shkollë në Kosovë do të ketë pedagog dhe psikolog. Gjithashtu kontrolle rutinore shëndetësore dhe shujta të shëndetshme për nxënësit parafillor dhe fillor. Zbatim i ligjit parauniversitar, hapje e dy çerdheve në secilin qytet. Të gjitha këto që i përmendëm, do të arrihen përmes rritjes së buxhetit për 50 për qind. Aktualisht buxheti i Republikës së Kosovës për arsim është rreth 300 milionë, ne synojmë që ta rrisim për 50 për qind”, ka thënë në fund Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-103-780x439.jpg)
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-1-e1739268964255-780x439.jpg)
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
![Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-18-780x439.png)
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht