LAJMI I FUNDIT:

AAK në Pejë ndan mirënjohje për trajnerin Driton Kuka dhe kampionët e xhudos

AAK në Pejë ndan mirënjohje për trajnerin Driton Kuka dhe kampionët e xhudos

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, në cilësinë e nënkryetarit të AAK-së dhe kryetarit të degës së këtij subjekti në Pejë, ka ndarë mirënjohje me motivacion “Heronjtë e Rinj të Atdheut”.

Mirënjohjet janë ndarë për trajnerin e njohur të xhudos, Driton Kuka dhe kampionët Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi e shumë kampionë të tjerë.

Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kampionët si Majlinda e shumë të tjerë, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.


“Në përmbyllje të vitit, sot me bashkëpunëtorë të AAK-së, dega në Pejë në klubin më të suksesshëm jo vetëm në Kosovë po edhe më gjerë, në klubin e kampionëve. Në emër të Aleancës dega në Pejë, bazuar në kontributin në sport dhe përmes sportit në kontributin e jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës ndamë mirënjohje. Peja gjithmonë do të krenohet me mjeshtrin e madh të xhudos, Toni Kuka dhe kampionët Majlinda, Nora, Akili, Distria e shumë kampionë të tjerë. Urime e suksese heronjve të rinj të Kosovës edhe për vitin 2019”, ka shkruar Berisha./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori