Paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike, Lekaj: AAK është kundër, do të ketë edhe protesta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është absurd, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë edhe të mbajtjes së protestave.
Lekaj përmes një konference për media tha se rritje e çmimit të energjisë elektrike është e paarsyeshme dhe e papranueshme.
“Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjar pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100%. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate. KEKU është në gjendje stabile, ku ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë”, tha ai.
“Cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë. Si është e mundur që vitin e kaluar qeveria Kurti subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorët familjarë pavarësisht subvencionimit iu rriten tarifat për më shumë se 100 për qind. Pra pësuan shumica e qytetarëve se zgjidhjet nuk ishin adekuate”, tha më tej deputeti i AAK-së.
Lekaj tha më tej se meqë është stina e pranverës Qeveria ka hapësirën kohore e buxhetore që të lidhë marrëveshje me shtetet fqinje për shit-blerje të energjisë, dhe që përmes mirëmbajtjeve, renovimit dhe rregullimit të gjeneratorëve e sistemit elektro-energjetik të krijojë stabilitet shtetëror, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024.
Ai tha se AAK është kategorik kundër rritjes së çmimit.
“Prandaj, mbi këto që thashë, ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë….
“Këtë do ta bëjmë me veprimin tonë politikë, në Kuvendin e Kosovës nëpër komisionet përkatës dhe do të bisedojmë edhe me qytetarët që nëse e shohin, të kemi edhe protesta. Sepse me të vërtetë qytetarët tanë kanë mbetur të vetmuar dhe kjo qeveri vetëm e ka në mendim se si tua rëndojnë jetën qytetarëve dhe jo të ua lehtësojë”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.
Ndryshe, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) sërish kanë paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës