AAK edhe pse e ka pranuar ftesën nga Presidenti Hashim Thaçi, për të marr pjesë në mbledhjen konsultative të hënën në ora 10:00, ende nuk është vendosur se kush do të marr pjesë.

Kështu ka thënë deputeti i zgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj.


“Do të shohim kush dhe në çfarë cilësie do të marrim pjesë”, ka thënë Lekaj, për lajmi.net.

Lekaj tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverise do bëhet brenda afateve ligjore.