LAJMI I FUNDIT:

AAK e Pejës shënon Ditën e Çlirimit të qytetit

AAK e Pejës shënon Ditën e Çlirimit të qytetit

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ka shënuar 19 vjetorin e çlirimit të qytetit nga okupatori serb.

Kryetari i ri i degës së kësaj partie në Pejë, Ali Berisha me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga strukturat e gruas dhe të rinjëve të këtij subjekti kanë vënë lule dhe kanë nderuar të rënët e Atdheut me një minutë heshtje pranë librit të emrave të dëshmorëve të Pejës tek busti i gjeneral-major Shkëlzen Haradinajt në qendër të Pejës.

Homazhet janë drejtuar nga prof. Dr. Ali Sylqa një nga veteranët e degës së këtij subjekti. Kreu i ri i këtij subjekti Ali Berisha, i cili ditë më parë pasoi Fatmir Gashin, siç duket po teston gardën e vjetër të veteranëve të partisë.


Berisha edhe dje gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Pejës, për nderë të Fitër Bajramit, është parë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë partiak të cilëve u ka prirë Dr. Ymer Çavolli.

Ditën e çlirimit e shënon sot edhe komuna e Deçanit. Atje janë paraparë një varg aktivitetesh. /Telegrafi/