LAJMI I FUNDIT:

AAC: Nuk lejohet fluturimi me dron mbi turmën e njerëzve, reagon edhe SHGM-ja

AAC: Nuk lejohet fluturimi me dron mbi turmën e njerëzve, reagon edhe SHGM-ja

Shkelja e rregullave me pretekstin “nuk e kemi ditur” është e papranueshme, njoftoi sot Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), pas informimit se mbrëmë ekipet e gazetarëve janë thirrur në polici për t’u marrë në pyetje për shkak të mungesës së lejes së duhur për të xhiruar me dron në tubimet në shesh të Shkupit.

AAC-ja në komunikatë ka theksuar se personat që kanë operuar me dron gjatë ngjarjeve të djeshme është dashur të jenë operatorë të regjistruar të dronëve dhe të posedojnë certifikatë për operatorë të regjistruar të dronëve të lëshuar nga AAC. Të njejtit, potencon AAC-ja nuk kanë guxuar kurrsesi të fluturojnë drejtpërdrejt mbi turmën e njerëzve sepse në asnjë kategori të operacioneve me dron (A1, A2 ose A3) nuk lejohet fluturimi direkt mbi grumbullime njerëzish.

Agjencia po ashtu thekson se krijimi i zonës së ndaluar për fluturimin e aeroplanëve pa pilot publikohet në të njëjtën kohë me krijimin e saj në hartën për hapësirë të rezervuar ajrore, e disponueshme 24/7 në ueb faqen www.drone.gov.mk dhe në www.caa.gov.mk.Çdo operator droni dhe çdo pilot në distancë, shpjegon rregullatori i aviacionit, përpara se të fillojë një fluturim të planifikuar, është i detyruar të shpallë fluturimin në këtë hartë dhe gjatë përgatitjes së fluturimit, të njihet me situatën në hapësirën ajrore që duan të përdorin, si për sigurinë e tyre, ashtu edhe për sigurinë e operatorëve të tjerë dhe, më e rëndësishmja, sigurinë e palëve të treta në tokë.


Në komunikatë, AAC-ja rikujton se “Rregullorja e aeroplanëve pa pilot”, e cila i zbaton plotësisht rregulloret evropiane “Regulations (EU) 2019/945 and 2019/947”, ka hyrë në fuqi më 1 qershor të vitit 2024 (Gazeta Zyrtare 115, nga 31 maji deri më 2024), me zbatim të anuluar nga 1 janari i vitit 2025.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, ekipet gazetareske të TV21 dhe Rijter janë thirrur mbrëmë për t’u marrë në pyetje në polici për shkak të mos posedimit të lejes së duhur për të filmuar me dron në tubimet në sheshin në Shkup, me rastin e tragjedisë në Koçan dhe pas marrjes në pyetje janë liruar.

MPB-ja njoftoi më herët se AAC-ja kishte vendosur ndalimin e përdorimit të aeroplanëve pa pilot (dronë) për kryerjen e çfarëdo operacioni në territorin e qyteteve të Koçanit dhe Shtipit, si dhe përcolli njoftimin e AAC-së se “operimi i paautorizuar, i pakoordinuar i këtyre dronëve, jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetët dhe pronat e personave të tretë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM) shprehin shqetësim për thirrjen në bisedë informative të gazetarëve, mes tyre edhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare, pas protestës së mbrëmshme në Shkup.

“Sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi për përdorimin e dronëve u shpall zyrtarisht pas orës 20:00, gati dy orë pasi protesta kishte filluar. Për më tepër, në njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Aviacion Civil, një ndalim i tillë nuk ishte përmendur fare për qytetin e Shkupit. Kjo ngre pyetje serioze për bazën ligjore të veprimeve ndaj gazetarëve. Sipas Rregullores për mjete ajrore pa pilot (Neni 7, Paragrafi 1), zona të caktuara mund të kufizohen për arsye sigurie ose të tjera të rëndësishme, por këto vendime duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të jenë publikisht të disponueshme me kohë. Zbatimi i përgjithshëm i ndalesës pa njoftim paraprak dhe mbi të gjithë qytetin, si në këtë rast, nuk është në përputhje me këtë kornizë ligjore”, bëhet e ditur në kumtesën e SPGM dhe SHGM.

Nga aty kërkojnë përgjigje nga MPB-ja dhe AAC-ja se në çfarë baze ligjore mbulohen qytete të tëra, në vend të zonave specifike që parashikojnë aktet nënligjore dhe pse mediat nuk janë informuar me kohë për kufizimet.

“Presim që institucionet të veprojnë në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin, për të shmangur veprime që mund të interpretohen si kufizim i punës së gazetarëve dhe lirisë së medias, veçanërisht për ngjarje me interes të lartë publik. Gjithashtu, u bëjmë thirrje gazetarëve që përdorin dronë ta bëjnë këtë në mënyrë të përgjegjshme dhe me kujdes, pa shqetësuar familjet dhe të afërmit që po kalojnë një periudhë të vështirë, veçanërisht në ditët në vijim kur do të mbahen varrimet e të ndjerëve”, thuhet në kumtesën e SPGM dhe SHGM. 

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori