A është ky çifti më me fat në botë apo njerëz që pos fotografive s’kanë asgjë të përbashkët? (Foto/Video)
Jay Alvarrez dhe Alexis Ren, që postojnë fotografi të panumërta nga pushimet e tyre që nuk përfundojnë kurrë, e kanë publikuar edhe një video, me përmbledhjet e aventurave të tyre.
Kjo video e ka ndarë opinionin në dysh, me ata që i pëlqejnë aventurat e çiftit nga Los Angelesi i SHBA-ve, si dhe të tjerë që mendojnë se ata “nuk kanë asgjë të përbashkët përpos fotografive”, transmeton Telegrafi.
Përderisa, dyshen simpatike disa e quajnë “me fat”, shkaku i mundësive për shëtitje luksoze, por ka të tjerë që mendojnë se ata janë vetëm “modelë që rrinë së bashku”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































