Të gjithë e dimë se si duken strijat, por çfarë janë në të vërtetë ato?
Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Strijat formohen kur lëkura zgjerohet shumë shpejtë, në raste të tilla si shtim peshe në kohë të shkurtër, shtatzëni ose rritje e gjirit. Fibrat e kolagjenit që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës janë të grisura dhe krijojnë një shenjë fillimisht të kuqe e më pas të bardhë. Me pak ndihmë nga natyra, ju mund të përmirësoni këto shenja jo-estetike.
Gjeni më poshtë 9 mënyra të thjeshta dhe natyrore për të përmirësuar strijat:
1. Aloe vera
Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Ёshtë e thjeshtë për t’u përdorur – aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.
2. Lagështia
Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.
3. Vaj ulliri /Vaj Vitaminë E /Vaj Kokosi
Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila neutralizon radikalet e lira në lëkurën tonë, duke e mbajtur atë të zhdërvjellët dhe përshpejton shërimin e plagëve. Përveç kësaj, vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi apo vaj vitaminë E, apo akoma më mirë t’i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.
4. E bardha e vezës
E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.
5. Vitamina A (krem apo vaj)
Vitamina A (në formë kremi apo vaji) mund të përmirësojë në mënyrë të dukshme strijat e reja sepse rrit prodhimin e kolagjenit. Por, është më pak efektive për strijat e vjetra. Duhet të theksohet se vitamina A (krem apo vaj) nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies, sepse mund të shkaktojë defekte në lindje. Vitamina A është e nevojshme për të trajtuar zonën e djegur nga dielli.
6. ‘Scrub’ sheqeri
Bëni një pastrim me sheqer për të trajtuar strijat tuaja nga përzierja e ½ filxhan sheqeri (preferohet ai me ngjyrë kafe) me lëngun e një limoni dhe një lugë (çaji) vaj bajame. Përdorni këtë trajtim ndërsa jeni në dush dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lëngu i limonit është i njohur për aftësinë e tij e cila bën lëkurën të ndriçohet. E pra, i njëjti parim funksionon për strijat. Përdoreni vazhdimisht për rezultate më të mira.
7. Gjalpë kakao/ Gjalpë Shea
Gjalpë kakao ose gjalpë Shea mund të ndihmojë lëkurën të ripërtërijë qelizat e veta dhe t’i krijojë një ndjenjë qetësie nëse e përdorni disa herë në ditë. Në fakt, përdorimi i rregullt i gjalpit të kakaos mund të parandalojë formimin e strijave të reja.
8. Acidi Glykolik
Acid glykolik është një eksfoliant natyror. E gjejmë kryesisht tek rrushi. Përdoret shpesh në trajtimin e kujdesit të lëkurës, sepse mund të rrisë prodhimin e kolagjenit dhe të bëjë lëkurën më elastike.
9. Vajra esencial
Mund të përzieni disa pika vaj esencial me një lugë (supe) vaj natyral (të tilla si vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame e ëmbël, vaj jojoba, etj) dhe të aplikohet përmbi strija. Vajrat esenciale që përdoren zakonisht për tkurrjen e strijave janë: livando, trëndafil, mirrë, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës