Gjërat që ju shqetësojnë janë në shumicën e kohës thjesht në mendimet tuaja
Një studim nga universiteti “Cornell” zbuloi se 85% e gjërave për të cilat njerëzit shqetësohen nuk ndodhin kurrë. Dhe më tej, për atë 15% të rasteve ku shqetësimet “realizohen”, 79% e njerëzve i trajtojnë më mirë se sa mendonin dhe mësojnë diçka të vlefshme nga përvoja.
Pra, në total, 97% e shqetësimeve janë të pabaza ose të menaxhueshme.
Pse shqetësohemi kaq shumë?
Është në natyrën tonë të shqetësohemi. Ne shqetësohemi për paratë, karrierën, marrëdhënien, shëndetin dhe gjithçka tjetër që na duket e rëndësishme.
Shqetësohemi pse nuk kemi mjaftueshëm veshje në dollap, pse kolegu e ka kapur atë bonusin dhe ne jo, madje shqetësohemi në disa raste edhe pse qielli është blu…Por tani kemi provat e nevojshme se shqetësimet tona janë shumicën e kohës të pabaza.
Tani ndoshta po filloni të shqetësoheni se pse shqetësoheni kaq shumë…
Epo nuk jeni të vetmit…A ju bën kjo të shqetësoheni më pak? Ndoshta jo.
Në fakt, ndoshta tani po shqetësoheni përse vazhdoni të shqetësoheni, duke ditur që është thjesht një humbje kohe dhe energjie. Kjo është arsyeja pse duhet ta përdorni këtë informacion për të bindur veten se shqetësimet janë investimi më i keq.
Përpiquni të gjeni diçka tjetër për të menduar ose përfshihuni diçka që ju jep një kthim më të mirë.
Si të menaxhoni shqetësimet
Herën tjetër që ndiheni të shqetësuar, kujtoni se 97% e gjërave që shqetësoheni nuk do të ndodhin ose në rastin tjetër, do të jenë mëse të menaxhueshme. Në vend që të humbisni kohë me shqetësime, përqendrohuni në aktivitete që ju sjellin kënaqësi dhe produktivitet.
Kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të shpenzuar kohën, përpjekjet dhe energjinë tuaj.
Kështu që, herën tjetër që shqetësoheni për një situatë të mundshme, mbani mend: Shanset janë që ajo të mos ndodhë kurrë.
Po nëse ndodh e kundërta? Dhe edhe nëse ndodh, do të jeni në gjendje ta menaxhoni shumë më mirë sesa mendoni. Siç edhe përmendëm: vetëm 3% e shqetësimeve tuaja kanë një bazë të vërtetë.
Pra, ndaloni mendimet negative pasi janë thjesht një humbje e madhe kohe dhe filloni të jetoni më të qetë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës