Kompleti ikonik i John Galliano nga viti 1995 po shitet për një shumë marramendëse, ndërsa të ardhurat shkojnë për një kauzë humane

Kim Kardashian po investon një shumë të madhe për një kauzë të mirë, duke nxjerrë në ankand një pjesë jashtëzakonisht të rrallë të historisë së modës. Oferta më e lartë aktuale ka arritur në 80,000,100 dollarë amerikanë, ndërsa kompleti arkivor i John Galliano nga viti 1995, që e ka veshur vetë ajo, është zyrtarisht në ankand, me të gjitha të ardhurat që do të shkojnë për ndihmë juridike për gratë.


Ky model i kërkuar nga pasarela vjeshtë/dimër 1995 përbëhet nga një xhaketë e zezë prej përzierjeje leshi angora dhe një fund maksi sateni në të njëjtin stil. Kim Kardashian e veshi këtë komplet të njohur dhe të kufizuar gjatë eventit All’s Fair në Los Anxhelos, në tetor të vitit 2025. Fundi përshkruhet si në gjendje shumë të mirë “vintage”, ndërsa është përshtatur nga madhësia origjinale 42 në një madhësi moderne amerikane 0, për t’iu përshtatur trupit të saj, transmeton Telegrafi.

Detaje të dizajnit të veshjes

Bëhet fjalë për një xhaketë të ngushtë, me një rresht kopsash, e realizuar nga përzierje e leshit angora dhe mëndafshit, me jakë asimetrike të theksuar dhe detaje dekorative në mëngë, të punuara me teksturë mëndafshi shifon me motive lulesh.

Fundi me bel të lartë, i punuar nga acetat dhe viskozë, harmonizohet në mënyrë perfekte me pjesën e sipërme. Ai karakterizohet nga elemente të qëndisura në formë gjethesh, vija të pjerrëta që bien në sy dhe një detaj unik të varur në fund, që i jep veshjes një identitet të veçantë. /Telegrafi/